Është zbardhur dinamika e ngjarjes tragjike që u regjistrua të martën në mengjes në vendin e quajtur Kune Vain në Lezhë, ku si pasojë mbeti i vrarë efektivi i policisë Saimir Hoxha 44 vjec. Gjithcka ka nisur pas një informacioni se në luginën e Kune Vain ishte mbjellë një sipërfaqe me kanabis, një patrullë me 3 policë u drejtua drejt vendgjarje për verifikim. Sipas raportit të policisë grupi i kontrollit ka konstatuar atje një miniparcelë me bimë 62 bimë narkotike që janë asgjesuar, ndërsa janë skeuestruar një pjesë nëcilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen hetimin e mëtejëshëm të kësaj vepre penale.