Platforma audiovizive YouTube, njoftoi se i ka hequr videot e postuara nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, pasi ato përhapin dezinformata në lidhje me koronavirusin. Gjigandi i teknologjisë tha se vendimi nuk bazohet në ideologji ose politikë, por në strategjinë e tij të përmbajtjes. Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Bolsonaro ka folur kundër izolimit, maskave dhe vaksinimit.