Top News – Yjet e Hollivudit luftojnë për trofe / Golden Globe ‘shtron tapetin e kuq’
11/01/2026 15:39

Leonardo DiCaprio, Timothee Chalamet dhe emra të tjerë të mëdhenj të hollivudit do të garojnë për çmime në Golden Globes, një nga konkurset kryesore të filmit që i paraprin Oskarëve. Filmi i DiCaprio-s, "One Battle After Another", kryeson në ceremoninë që mbahet në Beverly Hills, të Kalifornisë. Komedia e zezë tregon historinë e një revolucionari të dështuar i cili hidhet në veprim kur jeta e vajzës së tij është në rrezik. Aktorët e tjerë në film Benicio del Toro, Sean Penn, Chase Infiniti dhe Teyana Taylor janë nominuar po ashtu së bashku me DiCaprio-n. Ndërkohë do të ketë cmime edhe për shfaqje televizive, dhe do të shpërndahet për herë të parë një trofe për podcastet. Komediania Nikki Glaser kthehet si prezantuese e ceremonisë për herë të dytë. Ajo tha se personazhet e famshëm të Hollivudit nuk kanë pse të kenë frikë nga monologu i saj. Prezantuesit e mëparshëm të Golden Globes kanë bërë shaka therëse me shumë nga yjet e pranishëm. "Ata nuk duhet të shqetësohen sepse unë e kam përgatitur prezantimin tim në mënyrë që të mos i prish natën askujt", tha ajo. "Nuk mendoj se do të më duhet të shmang askënd në festën pas ceremonisë". "One Battle", nga Ëarner Bros, do të konkurrojë në kategorinë e filmit më të mirë muzikal ose komedi kundër "Marty Supreme" me protagonist Chalamet dhe komedisë së zezë "Bugonia". Gara për dramën më të mirë përfshin "Jay Kelly", me protagonist George Clooney si një aktor që përballet me trashëgiminë e tij dhe Adam Sandler si menaxherin e tij të përkushtuar. Drama të tjera të nominuara përfshijnë interpretimin e Guillermo del Toro të "Frankenstein", filmin horror mbinatyror "Sinners" dhe "Hamnet", një histori për familjen e Ëilliam Shakespeare. Ndër të nominuarit e tjerë në kategorinë e aktorëve janë Timothy Chalamet, Dëayne Johnson, Michael B. Jordan, Jessie Buckley dhe Ariana Grande dhe Cynthia Erivo. Çmimet "Globe" janë ndër të parat nga çmimet e Hollivudit për vitin 2026 që ndahen para çmimeve kryesore të industrisë së filmit, Oskarëve, në mars. Votuesit e Çmimeve "Globe" nuk kanë të drejtë fjale në Çmimet "Oscar", por një fitore në "Globe" mund të ndihmojë në tërheqjen e vëmendjes tek pretendentët potencialë.

Top News – Tentativë grabitje si në filma, autorët hedhin në erë blindin në mes të rrugës
09/02 23:00
Top Channel/ “Starmer të japé dorëheqjen”! Tronditet kryeministri britanik
09/02 19:48
Top News – Një socialist zgjidhet president…Por ekstremi i djathtë shënon rritje në Portugali
09/02 15:37
Top News – Tragjedi në det, mbyten 53 persona / Përmbyset gomonia pranë Libisë, edhe dy foshnje
09/02 15:26
Top News -‘Thellësisht të shqetësuar’ për çështjen Epstein / Princi Uilliam dhe Kejt flasin të parët
09/02 14:50
Top News – Shtrëngon rregullat e shtetësisë / Suedia nën presion për të ulur emigracionin
09/02 14:18
Top News – Bursat në Japoni rriten / Takaichi siguron fitore historike në zgjedhje
09/02 14:18
Top News – Starmer lufton për ‘mbijetesë’ / Dorëhiqen dy ndihmës të lartë pas skandalit Epstein
09/02 14:04
Top News-Tensione dhe tentativa për paqe/ Athina: Turqia po tenton zgjerimin e ujërave territoriale
09/02 13:38
Top News – Lidhjet ekonomike SHBA-Rusi / Lavrov nuk sheh ‘një të ardhme të ndritur’
09/02 13:02
Top Channel/ Shpërthen fruthi në SHBA, mjekët: “ Njerëzit nuk po vaksinohen më”!
09/02 12:50
Top Channel/ Epstein “përçan” familjen mbretërore britanike: William del “kundër” xhaxhait!
09/02 12:50
Top News – 20 vite burg për kritikun e Kinës / Gjyq historik në Hong Kong, shqetësim ndërkombëtar
09/02 12:35
Top News – U vranë ndërsa ishin në gjumë / Rusia sulmon me dronë Ukrainën, katër viktima
09/02 12:19
Top Channel/ Greqi-Turqi, rikthehen tensionet në Egje: Sot takimi në Ankara!
09/02 12:16
Top News – Polonia e përfshirë në atentat / Gjenerali i lartë rus u qëllua në mes të Moskës
09/02 12:05
Top News – Qytet në Hënë brenda 10 vitesh / Elon Musk heq dorë nga Marsi, fokusi zhvendoset më afër
09/02 12:04
Top Channel/ Kriza s`ka marrë fund-Groenlanda e Danimarka, ulen për bisedime me SHBA-në!
09/02 11:55
Top Channel/ Venezuelë, rrëmbehet lideri i opozitës: Pak orë përpara ishte liruar nga burgu!
09/02 11:55
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë: Frikë mes investitorëve të kriptovalutave!
09/02 11:55
DIGITALB DIGITALB