Top Channel/ Shpërthen fruthi në SHBA, mjekët: “ Njerëzit nuk po vaksinohen më”!
09/02/2026 12:50

Shpërthimi i fruthit në disa shtete të Amerikës ka vënë në alarm autoritetetet atje. Një zyrtar i lartë i shëndetësisë i bëri thirrje publikisht qytetarëve që të vaksinohen kundër sëmundjes. “Ju lutem, vaksinohuni”, deklaroi Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid.“Sot kemi një zgjidhje të qartë për këtë problem”, shtoi ai.Oz, i njohur si kirurg kardiak, mbrojti rekomandimet federale të rishikuara së fundmi për vaksinat, duke përfshirë edhe komentet e mëparshme të presidentit Donald Trump dhe sekretarit të shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., lidhur me efikasitetin e vaksinave.Mesazhi i Oz ishte i qartë për fruthin. “Jo të gjitha sëmundjet janë po aq të rrezikshme dhe jo të gjithë njerëzit janë po aq të ndjeshëm ndaj tyre”, tha ai në emisionin “State of the Union” në CNN. “Por fruthi është një sëmundje kundër së cilës duhet patjetër të vaksinoheni”, shtoi ai. Me qindra raste të konfirmuara tashmë, fruthi në Karolinën e Jugut, ka tejkaluar numrin rekord të regjistrimeve gjatë shpërthimit të vitit 2025 në Teksas. Raste të shumta janë shënuar edhe në zonën kufitare mes Utah dhe Arizonës, ndërsa shumë shtete të tjera kanë regjistruar infeksione gjatë këtij viti.Shpërthimet kanë prekur kryesisht fëmijët dhe kanë ndodhur në kohën kur ekspertët e sëmundjeve infektive paralajmërojnë se rritja e mosbesimit ndaj vaksinave mund të kontribuojë në përhapjen e sëmundjeve që dikur konsideroheshin të zhdukura nga zyrtarët e shëndetit publik.Sipas të dhënave federale, normat e vaksinimit në SHBA kanë rënë, ndërsa rastet e sëmundjeve të parandalueshme me vaksina, si fruthi dhe kolla e mirë, po rriten në të gjithë vendin.

Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50
Top News – Irani e la Francën të uritur / Sabotoi frigoriferët në supermarkete, Parisi akuzon
10/11 13:49
Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39