Top News/ Xi Jinping do punojë me Trump / ’I jep fjalën’ Bidenit në takimin e fundit në Peru
17/11/2024 12:35

Presidenti kinez Xi Jinping premtoi se do të punojë me administratën e ardhshme amerikane të Donald Trump, ndërsa zhvilloi bisedimet e tij të fundit me presidentin në largim Joe Biden, ku u diskutua mbi tema që varionin nga krimi kibernetik tek tregtia, e për konfliktet e tensionet nga Tajvani, Deti i Kinës Jugore dhe Rusia. Biden u takua me Xi Jinping për rreth dy orë në një hotel ku lideri kinez po qëndronte, në margjinat e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima të Perusë, për bisedimet e tyre të para në shtatë muaj. "Qëllimi i Kinës për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme Kinë-SHBA mbetet i pandryshuar" pas zgjedhjes së Trump, tha Xi ndërsa takoi Biden, duke pranuar "uljet dhe ngritjet" midis vendeve. “Kina është e gatshme të punojë me administratën e re të SHBA-së për të ruajtur komunikimin, për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të menaxhuar dallimet” – tha ai. Biden i tha presidentit kinez se të dy udhëheqësit nuk kanë rënë gjithmonë dakord, por diskutimet e tyre kanë qenë "të sinqerta" dhe "të hapura". Dy muaj para se Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët amerikanë shohin rreziqe të shtuara të një përplasjeje em Kinën gjatë tranzicionit. Presidenti i zgjedhur është zotuar të miratojë tarifa totale prej 60% për importet amerikane të mallrave kineze, si pjesë e një pakete masash tregtare në kuadër të politikës "America e Para". Pekini i kundërshton këto hapa. Republikani gjithashtu ka në plan të punësojë disa zëra të ashpër ndaj Kinës në role të larta, duke përfshirë senatorin amerikan Marco Rubio si sekretar shteti dhe përfaqësuesin Mike Ëaltz si këshilltar për sigurinë kombëtare. Biden ka tentuar të ulë tensionet me Kinën por ka patur pak shenja përparimi për cështjet kryesore. Por Biden dhe Xi ranë dakord që qeniet njerëzore, jo inteligjenca artificiale, duhet të marrin vendimet për përdorimin e armëve bërthamore, hera e parë që vendet e diskutojnë këtë çështje. Presidentët e SHBA-së dhe Kinës folën gjithashtu për Korenë e Veriut, një aleate e Kinës, thellimi i lidhjeve të së cilës me Rusinë dhe vendosja e trupave në luftën e Moskës me Ukrainën kanë ngritur shqetësime në Uashington, Pekin dhe kryeqytetet e tjera evropiane.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46