Klasa e lartë e shoqërisë në Moskë është tronditur së fundi nga një audiopërgjim i dy miqve të njohur të presidentit Vladimir Putin, të cilët e quajnë diktatorin rus “xhuxh” dhe “Satana”. Në mediat ukrainase është publikuar një regjistrim audio 35-minutësh, mes oligarkut dhe ish-senatori rus Farkhad Akhmedov, dhe producentit muzikor Iosif Prigozhin. Të dy flisnin gjerë e gjatë për pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë, duke komentuar edhe opionionet e të tjerëve në Kremlin, teksa nuk i kursyen edhe ironitë e ofendimet për vetë Vladimir Putinin.