Pamjet që po ndiqni, tregojnë lokalin në Don Bosko i cili u trondit mbrëmjen e kaluar nga breshëria e plumbave. Tre persona, dy qitës dhe tjetri shofer, qëlluan me tre kallashnikovë drejt lokalit, duke lënë një person të vrarë dhe 5 të tjerë të plagosur. Një 10 vjeçare po ashtu mbeti e lënduar nga thyerja e xhamave, si pasojë e breshërisë së plumbave. Kjo e fundit, ishte mbesa e banakieres së lokalit, Mimoza Paja, e cila humbi jetën.