Konstituohet komisioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ku për herë të parë ligjvënësit do të jenë të dedikuar për të marrë në shqyrtim nismat qytetare. Pas shumë muajsh vonese, institucionet e pavarura këtë vit do të duhet të raportojnë në mbledhje të përbashkëta mes komisioneve përgjegjëse dhe atij të drejtuar nga Xhafaj. Opozita shfaqi paqartësi për mënyrën sesi këto raportime do të funksionojnë.