Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë, njoftoi të mërkurën vendosjen e avionit të 6-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte drejt Liverpulit, Madridit, Billundit dhe Oslos si edhe shtimin e frekuencave të destinacioneve ekzistuese të linjës ajrore: Ankona, Verona, Luton, Bruksel, Paris, Berlin, Hamburg, Memingem.