Shtëpitë dhe rrugët janë zhytur nën ujë në qipro ndërsa mbrojtja civile ka përveshur mëngët për të ndihmuar komunitetet në vështirësi. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për motin e keq, për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të izoluara që nisën të dielën e do të zgjasin edhe gjatë të hënës ndërkohë që Famagusta dhe Larnaca nuk po munden të përballojnë kërkesat për ndihmë.