Pasi shtetet e varfra të rajonit Sahel në Afrikë u goditën nga një seri grushtesh ushtarake në tre vjetët e fundit, duke rritur praninë ushtarake të Rusisë atje, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri një vizitë historike në Nigeri, aleatin kryesor të Uashingtonit në këtë rajon. “Nigeria është vërtet një shembull i jashtëzakonshëm në një kohë të sfidave të mëdha – një shembull në qëndrueshmëri, një shembull në demokraci, një shembull në bashkëpunim”, tha në atë kohë Blinken, kryediplomati i parë amerikan që vizitoi Nigerinë.