Një vullkan ka shpërthyer në Islandë dhe ka vënë në alarm autoritetet, pasi kërcënohet edhe kryeqyteti i vendit, Reikjavik. Vullkani shpërtheu mbrëmjen e të hënës në veri të Grindavikut, një fshat peshkimi rreth 40 kilometra larg kryeqytetit të Islandës. Popullsia prej 4 mijë banorësh e Grindavikut, është evakuuar që prej 11 nëntorit, por e gjithë infrastruktura është në rrezik, pasi llava po lëviz si lumë në një gjatësi prej rreth 4 kilometrash. Autoritetet islandeze janë vënë në alarm, pasi ndotja dhe gazrat e emetuara nga vullkani pritet që nga momenti në moment të pushtojnë edhe kryeqytetin.