Tiranë, 2 Korrik 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), mirëpret fillimin e partneritetit të ri me Vueling, një nga kompanitë ajrore me kosto të ulët më të rëndësishme në Evropë. Fluturimi inaugurues nga Barcelona drejt Tiranës shënon hyrjen zyrtare të Vueling në tregun shqiptar dhe shton një aktor të ri të rëndësishëm në rrjetin në rritje të TIA-s.