Progresraporti për Serbinë shfaq nota mjaft kritike, veçanërisht në drejtim të dialogut me Kosovën. Komisioni Europina vëren se kontaktet dypalëshe të nivelit të lartë dhe të shpeshta me Rusinë u intensifikuan, përfshirë pjesëmarrjen në paradën ushtarake ruse të 9 majit, të kombinuara me narrativa të përsëritura anti-perëndimore, duke ngritur pyetje të mëtejshme në lidhje me drejtimin strategjik të Serbisë. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Serbisë me Kinën hyri në fuqi më 1 korrik 2024, duke paraqitur një shqetësim strategjik. Serbia nuk është pajtuar me sanksionet e BE-së ndaj luftës së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.