Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është bërë pjesë e një skandali të ri mediatik, ku është shfaqur teksa dorovit një bandë muzikore e këndon këngë çetnike, që flasin për një Serbi të madhe. Situata është regjistruar gjatë festës së Vuçiç për hapjen e një autostrade e shoqërues të tij ishin tingujt dhe tekstet e këngëve çetnike. Një nga këngët që dëgjohet mban titullin "Një varkë e vogël lundron në det", e interpretuar me mbështetjen e publikut - ngreu vëmendje të veçantë. Ajo çfarë dihet është se Serbia nuk ka dalje në det, e këto këngë flasin për Serbinë e Madhe. Kënga në fjalë është e interpretuar nga Baja Mali Knindža, famëkeq për këngët e tij nacionaliste, tekstet e të cilave madhërojnë hapur lëvizjen çetnike dhe kriminelin serb e luftës nga Lufta e Dytë Botërore, Drazha Mihailoviq.