Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02/2026 23:05

Ish-Princi Andreë u lirua nga policia britanike pas dymbëdhjetë orësh në paraburgim pas arrestimit të tij. Vëllai i Mbretit Charles mbetet nën hetim për dyshimin se ka ndarë informacione konfidenciale me financierin pedofil Jeffrey Epstein në cilësinë e tij të mëparshme si emisar tregtar për qeverinë britanike. Ndërsa ishte në paraburgim, ish-duka u intervistua nga hetuesit, të cilët më pas lëshuan një deklaratë duke sqaruar se i paraburgosuri mbetet nën hetim - megjithëse në liri - për dyshime për sjellje të pahijshme gjatë ushtrimit të një detyre publike. Lirimi brenda 12 orëve është një rezultat mjaft i zakonshëm në procedurën britanike për këtë lloj arrestimi, në mungesë të një dosjeje penale të personit të arrestuar dhe të rrezikut për komunitetin. Mediat kanë publikuar një foto të Andreë në sediljen e pasme të Range Rover-it që mbërriti për ta çuar në shtëpi nga stacioni i policisë ku ishte mbajtur, me dy shoqërues të tjerë në bord. Në foto duket tronditja dhe zemërimi i ish-princit, i cili pikërisht sot festoi ditëlindjen e 66-të mes poshtërimit të paraburgimit. Pas arrestimit të vëllait të tij, Mbreti Charles u distancua publikisht dhe lëshoi një deklaratë duke përsëritur bashkëpunimin e tij me hetimin. "Dua të deklaroj qartë se ligji duhet të ndjekë rrugën e vet", theksoi ai. "Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej për këtë çështje." Monarku u distancua nga Andreë, duke vënë në dukje se "ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të kryejmë detyrën tonë dhe t'ju shërbejnë të gjithëve britanikwve".

Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17