Aleksandër Vuçiçit nuk i kanë pëlqyer deklaratat e Uesli Klark, gjenerali që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. Clark tha se Serbia është agjente e Rusisë në rajon dhe fajësoi Presidentin serb si nxitës të destabilitetit nën udhëzimet e Moskës. Vuçiç tha në kundërpërgjigjen e tij se të vetmet gjurmë që ka lënë në rajon gjenerali amerikan janë vrasja e fëmijëve serbë.