Pas përplasjeve dhe dhunës ne Veri, presidenti serb Aleksandër Vuçiç telefonoi homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan dhe i kërkoi që ta ndihmojë Serbinë për të stabilizuar paqen në rajonin e Ballkanit. “Presidenti turk Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Presidenti Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës. Ai gjithashtu i kërkoi kreut të shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha shërbimi për shtyp i presidentit serb.