Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake. “Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçic në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor.