Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas deklaratës së ministrit serb të mbrojtjes, se njohja e Kosovës, do t’I kthehet në boomerang Maqedonisë së Veriut dhe Malit të zi. Sipas Kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, Vuçiç është i gatshëm t’i kërkojë falje popullit maqedonas nëse ndihet i ofenduar me ndonjë deklaratë nga Beogradi zyrtar. Kreu I qeverisë maqedonase, ka zhvilluar një takim me Vuçiç gjatë darkës informale në Athinë, me të cilin diskutoi për deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç.