Edhe pse tensionet në Veri kanë arritur kulmin, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç I kanë thënë jo BE-së duke refuzuar ftesën për t’u takuar kokë më kokë në samitin e ardhshëm të unionit. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u përpoq të organizojë një takim mes dy udhëheqësve, në mesin e protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në veriun e Kosovës.