Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pasi SHBA vendosi sanksione ndaj industrisë serbe të naftës duke thënë se do të zhvillojë një bisedë me aleatin e tij strategjik rus Vladimir Putin. Ai tha se Serbisë po kërkohet që të dëbojë të gjitha interesat ruse, përfshirë këtu edhe pronësinë e saj në ndërmarrjen e përpunimit të naftës, NISH.