Mark Samson, autori i vrasjes së shqiptares Ilaria Sula, ka dërguar një letër nga burgu për familjen e 22-vjeçares, ku kërkon ndjesë për aktin e tij të rëndë. I riu me origjinë nga Filipinet, i ndaluar në burgun Regina Coeli në Romë, po mbahet nën vëzhgim të rreptë për shkak të frikës se mund të ndërmarrë akte vetëlëndimi. Në letrën e tij, e cila u publikua nga mediat italiane, Samson shkruan: “Unë jam Mark Samson dhe po ju shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për shumë vite. E rikujtoj krimin e tmerrshëm që kam kryer dhe nuk gjej fjalë për ta shpjeguar, as nuk e di çfarë më ndodhi atë ditë. E kuptoj se është e kotë të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por ndjej nevojën t’i kërkoj ndjesë Ilarisë. Nuk doja ta humbja”, mësohet të ketë shkruar ndër të tjera në letrën e tij Samson.