Top News- Vritet gjenerali më i lartë rus/Komandantët e Putin në shënjestrën e Ukrainës
26/03/2022 16:38

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar të shtunën se një tjetër gjeneral rus, Yakov Rezantsev, u vra në një sulm në afërsi të qytetit të Khersonit. Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë. Një zyrtar perëndimor tha se ai është gjenerali i shtatë që vdiq në Ukrainë, dhe oficeri më i lartë që ka humbur jëtën në luftime. Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit. Në një bisedë të përgjuar nga ushtria ukrainase, një ushtar rus u ankua se Rezantsev kishte pretenduar se lufta do të përfundonte brenda disa orësh, vetëm katër ditë pasi kishte filluar. Mediat ukrainase raportuan të premten se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka pranë Khersonit, të cilën Rusia po e përdor si post komandimi dhe është sulmuar disa herë nga ushtria ukrainase. Një tjetër general, Andrei Mordvichev, thuhet se u vra nga një sulm ukrainas në të njëjtën bazë. Kherson ishte qyteti i parë ukrainas që u pushtua nga forcat ruse, megjithëse ka raporte se atje mbahen protesta të përditshme kundër pushtimit rus.

Top News – Alarm! Deti Mesdhe po ‘zien’ / Temperatura e ujit mbi 30 gradë në qershor
13/07 20:30
Top News – Rrugët kthehen në lumenj të tërbuar / Spanja në gjunjë, Evropa nën ‘kupolën e nxehtësisë’
13/07 20:00
Top Channel/ Protesta e të larguarve në DASH, Yuri Kim solidarizohet me ta
13/07 18:19
Top Channel/ Tarifat e Trump, kush rrezikon? Vendet afër Shqipërisë që do vuajnë më shumë
13/07 17:24
Top News – Rikthehet ‘Përbindëshi i detit’ / Kina e SHBA po punojnë për të ringjallur ekranoplanin
13/07 15:16
Top News – Një vit nga atentati ndaj Trump / Tani edhe makina golfi të blinduara për presidentin
13/07 13:20
Top News – Qyteti 4 mijë vjeçar ‘hap dyert’ / Nga më të vjetrit në botë, lumë turistësh
13/07 12:30
Top News – Sistemet HIMARS në Tajvan / Raketat e avancuara amerikane përdoren në stërvitje
13/07 12:29
Top News – Pjesë e trashëgimisë botërore / Kështjellat bavareze nën ‘mbrojtjen’ e UNESCO-s
13/07 12:29
Top News – Mbështetje pa kufi për Rusinë…Koreja e Veriut rikonfirmon: Me ju deri në fund
13/07 12:28
Top News – Trump kërcënon BE-në dhe Meksikën / Rinis lufta! Paralajmëron tarifa prej 30 për qindësh
13/07 11:53
Top News – Historike! Kaledonia e re shpallet shtet / Por do mbetet franceze, Macron ‘jep bekimin’
13/07 11:40
Top Channel/ Rusia pakt me Kim Jong UN/ Kritikat e Trump, Koreja e Veriut mbështet Putin
13/07 11:15
Top Channerl/ Protesta e të larguarve në DASH/ U shkarkuan mbi 1300 punonjës, mes tyre edhe Yuri Kim
13/07 11:10
Top Channel/ Gaza, 24 të vr*rë duke pritur ushqime/ Izraeli mohon të ketë pasur viktima
13/07 10:19
Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53