Me 22 vite burg u dënua Lek Vuksani nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e 51 vjecarit Petrit Vuksani, ngjarje e shënuar më 2 maj të vitit 2023 në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Organi i akuzës paraqiti provat që e implikojnë 34 vjecarin Lek Vuksani në vrasjen e 51 vjeccarit dhe kërkoi nga trupa e gjykimit dënimin e tij. Nga ana tjetër, mbrojtja e autorit kërkoi të kryehej test psikologjik për autorin, por kërkesa e avokatit u rrëzua nga gjyqtari i cështjes. Viktima i cili ishte emigrant në Angli ia kishte lënë baneaën me qira autorit, përkundrejr një pagese mujore. Në momentin që viktima u kthye në atdhe i kërkoi 34 vjecarit Lek Vuksani që të lironte banesën, që ai ia kishte dhënë me qira.