Arsen Dani, i cili masakroi me thikë nënën e tij Gjylie Dani do të qëndrojë në burg pa afat, e po ashtu do të shtrohet në një spital psikiatrik. Ai u njoh me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës dhe referuar gjendjes së shendetit mendor të 62-vjeçarit, pasi vlerësimit të rastit prokurori kërkoi që ai të shtrohet në spital, kërkesë që u pranua dhe nga gjyqtari.