Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “Burg pa afat” për Tefik Tashin, 58-vjeçari që vrau me sëpatë kunatën e tij Alma Qevani, në fshatin Kusarth në Elbasan, mesditën e të mërkurës. Sipas dëshmisë së dhënë nga Tashi menjëherë pas arrestimit, ngjarja e rëndë kishte nisur pas një grindjeje banale, teksa ai deklaroi se vrau kunatën e tij 44-vjeçare, pasi nuk I kishte bërë drekën.