Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën i cili vrau kunatën dhe e hodhi në kodrat pranë liqenit të Sharrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13 shkurt të 2019. Para dy viteve, pikërisht në prag të ditës së Shën Valentinit, Dashamir Xhepa vrau gruan e vëllait Lirie Xhepa, nënë e katër fëmijëve.