Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe ka kërkuar 18 vite burg për Fredi Rrushin dhe 1.5 vite heqje lire për mozkallëzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin, për vëllanë e tij Pajtim Rrushi. Fredi Rrushi akuzohet për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës, akuza këto që ai nuk i ka pranuar.