Gjykata e Gjirokastrës dënoi me 30 vite burg Thoma Mastorën, 72-vjeçarin i cili vrau Kosta e Kleoniqi Ilian në maj 2024 në fshatin Bodrishtë në Dropull. Dënim ky I njëjtë me atë të kërkuar nga organi I akuzës. Thoma Mastora u shpall fajtor për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Sipas vendimit të gjykatës, atij do t ‘I zbritet nga dënimi periudha e paraburgimit, prej 2 vitesh, ndërsa pjesën tjetër të dënimit do ta vuaj në një burg të sigurisë së lartë.