Demokrat Medinaj vrasësi i gruas së tij është gjetur mëngjesin e së enjtes i vdekur në fushën e mbetjeve urbane në fier. Policia njoftoi se ai është gjetur rreth orës 10.20 në vendin e quajtur Vija e Ngjales, pa shenja dhune të dukshme dhe është dërguar për ekspertizë në morg për të mësuar shkaqet e vdekjes. Policia e identifikoi personin që ishte në kërkim prej pasdites së të mërkurës kur vrau duke qëlluar 31 herë më thikë në trup gruan e tij 28 vjecare e cila ishte shtatzanë në javën e 6. Cifti la jetimë dy fëmijë 6 dhe 4 vjec. Familja e gruas së vrarë hapi dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit 28 vjecaren e cila ishte edhe shtatzanë në javën e gjashtë. Ngjarja ka tronditur familjarët të cilët thonë se cifti nuk kishte patur problem më parë. Askush në familje nuk flet për arsyet e kësaj ngjarje të rëndë që i morri jetën një nëne të re. Autori i vrasjes ndëroi jetë pak orë pas ngjarjes, duke e çuar e viktimave të kësaj tragjedie në dy.