10 vite më parë, ekstremisti norvegjez i të djathtës ekstreme, Anders Breivik, vrau 77 persona, shumë prej të cilëve adoleshentë, në një sulm me armë dhe me bomba. Sulmi i 22 korrikut, e la norvegjinë, të tronditur dhe në zi. Vetëm një vit më vonë, Breivik u dënua me 21 vite burg, dënimi maksimal i mundshëm ky në vendin Nordik. Dhe norvegjia, e udhëhequr asokohe nga kryeministri Jens Stoltenberg, u mblodh në një demonstrim të rrallë uniteti, pas dhunës më të rëndë të parë në vend që nga lufta e dytë botërore.