Një grua 56-vjeçare i dha fund jetës me eutanazi në Belgjikë. Genevieve Lhermitte kishte vrarë 5 fëmijët e saj të mitur më 28 Shkurt të 2007-ës, në kushtet e një tronditjeje të madhe psiqike. Në gjykatë ajo deklaroi se jetonte në kushte të vështira, bashkë me njerkun e fëmijëve të saj dhe në një moment depresioni, vrau të 5 fëmijët e saj, Yasmine, Nora, Myriam, Mina dhe Mehdi, të moshës mes 3 dhe 15 vjeç.