Vlora është kthyer në epiqendrën e atentateve mafioze me pistë kryesore larjesh hesapesh. Në harkun kohor të vetëm 11 ditëve në këtë qytet janë kryer dy ekzekutime, të cilat duket se kanë një prapavijë të përbashkët. Bëhet fjalë pikërisht për vrasjen e Bledar Birçajt dhe Delon Troqes në fillim të maj të këtij viti. Një breshëri kallashnikovi u zbraz në trupin e 40 vjeçarit, Bledar Birçajt në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë. Në drejtim të Birçajt u gjuajt më shumë se 10 herë ndërkohë në trupin e viktimës u gjendën 7 plumba. Emri i Birçajt nuk është një emër i ri për policinë dhe drejtësinë shqiptare, kjo pasi në vitin 2011, ai është arrestuar, si i dyshuar për vrasje.