Gjykata e Posacme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plakun dhe ish-shefi i krimeve në Vlorë Rezart Kuçi. SPAK thotë se arriti të zbardhë se pas 2 atentateve mafioze të ndodhura në Vlorë në shkurt dhe maj të vitit 2021 qëndron Inez Hajrulla dhe grupi i tij kriminal. Gjatë aksionit të ndërmarrë të shtunën në Vlorë, SPAK lëshoi tetë urdhër-arreste, por vetëm tre prej tyre u ekzekutuan, ndërsa pesë të tjerë janë në kërkim.