Dy javët e fundit të muajit shtator, shkaktuan tronditje në mbarë vendin, ku vetëm në harkun kohorë të 8 diteve, 4 persona u vranë me armë zjarri dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Dalja në arenë e grupeve kriminale, shtyu drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku të firmosë një sërë shkarkimesh nga detyra, por edhe emërimesh të reja.