Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati në Elbasan, ku u vra Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe edhe si “Rramani”. Mësohet se viktima është qëlluar kur ishte duke parkuar makinën e tij Ford Focus poshtë shtëpisë. Në makinën e autorëve të krimit ishin tre veta, por vetëm njëri prej tyre ka qëlluar disa herë me pistoletë ndaj 39 vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”.