I dyshuari për vrasjen e shqiptarit Bledar Dedja, që u masakrua me thikë dhe u gjet gjysmë i zhveshur në një zonë të izoluar në Treviso të Italisë ka pranuar autorësinë e krimit. Pasi është marrë në pyetje nga policia italiane, i mituri ka treguar që ai është autori, por pa dhënë detaje për motivin e veprimit të rëndë.