Gjykata e Apelit ka caktuar dënimin me 25 vite burgim për Arsen Stojkun, njërin nga personat e arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Arsen Stojku akuzohet se ka pasur rol në vrasjen e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit, personazh ky I njohur për lidhjet me grupin Bajri në Shkodër. Fillimisht gjykata e Shkodrës e kishte dënuar Stojkun me 6 vite heqje lirie për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, por prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar dënimin e tij me 35 vite burgim për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të dy personave.