Familja e Pjerin Xhuvanit kundërshton transferimin e çështjes nga Gjykata e Elbasanit në atë të Tiranës. Avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson familjarët e viktimës, ka dërguar në Gjykatën e Lartë një dokumentacion të gjerë që kundërshton, të gjitha motivet që i pandehuri Arbër Paplekaj ka shkruar, nëpërmjet avokatit të tij, në kërkesën e transferimit të procesit.