Gjykata Kushtetuese ka vendosur rihapjen për gjykim, procesin e biznesmenit Arben Frroku, i dënuar më herët me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Frrokut për ta rihapur procesin në kushtetuese, dhe se për këtë ka shfuqizuar një tjetër vendim të vitit 2018 të së njëjtës Gjykatë. Arben Frroku mësohet se ka kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizim si antikushtetues të dy vendimeve, atë të 29 qershorit 2015 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Renda dhe vendimin e 6 qershorit 2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.