Në mesazhin për 30 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha ka folur edhe një herë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe ngjarjet që e pasuan atë. Basha tha se bashkë me dhimbjen për humbjen e jetës së një djali të ri në lule të rinisi, ajo që revoltoi më shumë qytetarët ishte përpjekja e propagandës qeveritare dhe strukturave të saj për manipulim të ngjarjes. Sipas bashës edhe reagimi i kryeministrit të vendit 3 ditë pas ngjarjes, pasi përfundoi shetitjet në SHBA, ishin një përpjekje e tij për ta kaluar në heshtje, dhe reagimi i tij erdhi vetem pas shpërthimt të reagimit qytetar.