Gjashtë personat që janë arrestuar në lidhje me vrasjen e kandidatit presidencial në Ekuador, Fernando Villavicencio, janë kolumbianë – tha policia. Një i dyshuar i shtatë, i cili humbi jetën si pasojë e një shkëmbimi zjarri me policinë të enjten, ishte po ashtu kolumbian. Villavicencio u vra ndërsa po largohej nga një tubim elektoral në kryeqytetin Quito.