Arrestohet 26-vjeçarja Adiola Lakra nga Tirana, si një nga bashkëpunëtoret e Viktor Markut në ekzekutimin e Hekuran Billës, më 11 qershor 2020 në zonën e “Komunës së Parisit”. Policia e Shtetit njofton se vajza është personi i tretë që arrestohen për ngjarjen e rëndë. Sipas njoftimit të policisë Adiola Lakra dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e Billës, bashkë me Viktor Markun, vëllain e Prel Markut, të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa dhe Sebastian Malin, nipin e dy vëllezërve Marku.