Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një shtetas të huaj dhe një shqiptar për vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja, e cila u shënua më 20 maj në lagjen 18 të qytetit. Këta dy persona konsiderohen si element kryesorë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohet se kanë siguruar automjetin që u përdor në krim, i cili më pas u gjet i djegur në Gërdec.