Ardian Çollaku që mbeti i plagosur një natë më parë nga breshëria e plumbave në Bradashesh të Elbasanit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. 50-vjeçari, që prej disa orësh qëndroi në vdekje klinike, humbi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.