Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të rihapë një nga dosjet më të bujshme në Shqipëri, atë të vrasjes 7 vite më parë të bankierit të njohur Artan Santo. Dosja ishte pezulluar për mungesë provash nga ana e prokurorëve Naim Tota dhe Shpëtim Garunja, të cilët ia kaluan çështjen për ndjekje hetimore të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.