Top Channel/ “I gjuajta disa herë”, eliminuesi me pagesë ‘lëshon’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan…
15/07/2025 20:04

Vijon të dëshmojë përpara gjykatësve të posaçëm Skerdi Tasi, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i artë”, personi që akuzohet se tentoi të vriste Hajredin Beharin. Ai tha se për vrasjen e kishte ‘kontaktuar’ Henrik Hoxha, vrasje për të cilën do të merrte para në këmbim. Tase tha sot se nga Hoxha kishte mësuar se urdhër po ashtu për eliminimin e Beharit kishte dhënë edhe Renato Çami. Pasi atentati kishte dështuar, shënjestra thotë Tase kishte dëshmuar në polic, ku mes të tjerash kishte thënë edhe emrin e Çamit. “Viron Tavanxhi më premtoi një hyrje në Fier dhe ca lekë. Henriku do më ndihmonte mua për ta kryer këtë punë. Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami. Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai fliste me të me një Blackberry. Henriku mbante kontakte edhe me nipin e Renatos. Unë prezent në takimet e Henrikut me Renaton nuk kam qenë. Për tentativën ndaj Hajredin Beharit, lokali ndodhet afër rrethrrotullimit të parkut. Një lokal i vogël në anë të rrugës. Unë qëllova nga jashtë lokalit. E pamë që objektivi ndodhej aty. Ishte me 3-4 vetë të tjerë. Unë kur qëllova isha 1 metër larg derës. Unë kam pasur veshur një bluzë me kapuç dhe pantallona xhins. Besoj se qëllova 5-6 herë. Një breshëri qëllova. Ai u shtri nën tavolinë dhe u bë mendova se e godita. Pas 100 m më priste Riku (Henriku). I thashë që e godita. Shkuam tek lokali i Rikut. Pastaj kaluam nga Gjanica, hodha pistoletën në lumë. Pas disa ditësh takova Henrikun. Aty debatuam. Më tha, pse e more përsipër kur nuk e bëje dot. Shënjestra kishte shkuar në polici dhe kishte thënë disa emra të dyshuar. Një prej tyre ishte porositësi i vërtetë. Riku më tha, mirë që na dha punë, që nuk e bëmë dot, por tani t’i hapim edhe probleme me policinë. Henriku më tha se kishte dhënë shpjegime në polici. Henriku më konfirmoi se emri i porositësit ishte në dosjen e policisë. Nuk mora asnjë lek për këtë punë, pasi nuk e realizuam dot”, ka deklaruar me detaje Skerdi Tasi.

Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01