Top News – Vrasja e Bujar Çelës/ Në kërkim si vrasës, Nuredin Dumani
09/10/2020 18:43

Nuredin Dumani është autori I vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Sipas njoftimit të policisë strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri Bujar Çela. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për shtetasin Nuredin Dumanin, 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajte pa leje". Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Nuredin Dumani, akuzohet se ka marrë pjesë edhe në ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhia. Gjithashtu, 37 vjeçari dyshohet edhe për një tjetër vrasje të ndodhur në Durrës, ajo e dy shokëve: Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza. Policia ka dyshime të forta se Dumani ka kryer edhe nje vrasje në Rrogozhine. Nuredin Dumani ka qenë edhe shok me Klevis Kapllanin, të riun që u ekzekutua në Rrogozhinë, vetëm 200 metra laerg banesës së tij dhe 37 vjeçari është I dyshuari kryesor për këtë vrasje.

Top News – SPAK pyet Berishën për Irena Gjokën. Kryetari i PD thirret për kallëzimin ndaj gjyqtares
10/11 16:46
Top News- Noizy dëshmon në GjKKO për tritolin: E di kush e bëri, dinamiti shpërtheu natën e sherrit
10/11 16:44
Top Channel/Sterilizimi, Beqaj flet pas seancës në GJKKO: Gjykata vendosi shtyrjen e…
10/11 15:39
Top Channel/ Shtëpia 300-vjeçare e familjes Kraja në Shkodër rrezikon shembjen, kërkohet restaurim
10/11 15:34
Top News – Ulet nafta dhe benzina. Bordi cakton çmimet tavan, rënia me 2 lekë për litër
10/11 15:30
Top Channel/Për pazar në Prizren. Fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
10/11 15:26
Top Channel/ “Dhjetë vite pa një godinë” kryetari i KLSH në komision për Buxhetin 2027
10/11 15:21
Top News – Paraburgimi, Strasburgu i jep të drejtë Belerit. Drejtësia shqiptare nuk argumentoi…
10/11 15:19
Top News – A dalin fondet për Onkologjikun! / PD debate me ministren e Shëndetësise për buxhetin
10/11 15:19
Top Channel/ Durrës, familjarët kundërshtojnë amnistinë për Radaçin. Mbrojtja: Gjykim të shkurtuar
10/11 15:17
Top Channel/ U kapën 132 mijë fidanë kanabisi. Monitorohet nga ajri 67% e territorit, 165 arrestime
10/11 15:16
Top Channel/ AMA shpjegon gjobat ndaj mediave. Krasniqi: 11 televizione, thirrje për dhunë
10/11 15:09
Top Channel/ Shqipëria me më pak lindje. Në 7 qarqe vdekjet tejkalojnë lindjet, Korça bilanc negativ
10/11 15:08
Top Channel/ QSUT, 16.3 mld lekë buxhet. Nga 1 janari autonomia financiare, investime në onkologji
10/11 15:06
Top Channel/ Buxheti 2027, SPAK parashikon 40 hetues të BKH-së, 50 oficerë dhe 4 hetues financiarë
10/11 15:05
Top Channel/ “Bonus të emergjencave civile”, Llatja flet për ndihmën e familjeve në Elbasan
10/11 14:58
Top Channel/ “Jam futur mes rrënojave dhe nuk e shpëtova dot” banorja në Elbasan tregon mes lotëve
10/11 14:36
Top News – SPAK ‘bëhet për psikolog’. ‘Përballemi me kërcënime dhe ngarkesë të madhe pune’
10/11 14:34
Top News – Çfarë po i vret elektriçistët? Shifra alarmante, 10 të vdekur në punë brenda 8 muajve
10/11 14:26
Top Channel/ “Jemi këtu për tu mbështetur” ministri Demo sheh nga afër pallatin në Elbasan
10/11 14:22