Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e babait dhe djalit të Rruzhdi Hoxhës, i cii u rrëmbye dhe u vra në vitin 2021. Kërkesa kishte të bënte më ndryshimin e vendimit të gjykatës dhënë ndaj autorit Fredi Rrushi nga dhjetë vite burg, në burgim të përjetshëm. Në arsyetimin e saj gjykata vlerëson se kërkesa e familjarëve të viktimës, nuk mund të pranohet pasi ka mungesë legjitimiteti.